Loading…

Përvjetori i gjashtë i protestës ku humbën jetën katër persona

  • 21/01/2017 | 14:10

Përvjetori i gjashtë i protestës ku humbën jetën katër persona

Sot është përvjetori i gjashtë i protestës së 21 Janarit 2011, ku para Kryeministrisë mbetën të vrare 4 persona.


Rreth orës 13:00, Kryeministri Edi Rama dhe anëtarë të kabinetit qeveritar do të presin në Pallatin e Brigadave familjarë të viktimave të 21 Janarit. Pritja për familjarët, një vit më parë u bë në ambientet e Kryeministrisë, por për shkak të një proteste, që u zhvillua përpara godinës së Qeverisë sot paradite, pritja do të bëhet në Pallatin e Brigadave.

Siç njoftohet, pas pritjes me familjarët, kreu i qeverisë së bashku me ta, do t’i drejtohen Bulevardit Dëshmorët e Kombit për të kryer ritualin e vendosjes së luleve dhe ndalesës në vendet ku protestuesit humbën jetën, shkruan Top Channel.

Të mërkurën, Qeveria vendosi të akordojë për familjarët e viktimave të 21 Janarit, një fond prej 160 milionë lekësh si dëmshpërblim.

Ministri Saimir tahiri tha për Top Channel një ditë më parë se dëmshpërblimi ishte një detyrim i kësaj qeverie, por se drejtësia nuk është vënë në vend.

Ai tha se Qeveria priti disa vendime gjykatash para se të jepte dëmshpërblimin.

Ministri i Brendshëm e lidhi 21 Janarin me reformën në drejtesi, kur tha se ata që e kundërshtojnë e bëjnë edhe për shkak se nuk duan të bëhet drejtësi për këtë ngjarje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë