Protestuesit përveç se e demoluan mbrëmë Kuvendin e Maqedonisë, dhe rrahën disa deputetë, duke përfshirë edhe gjakosjen e kryetarit të LSDM’së, Zoran Zaev, këtij të fundit i demoluan edhe veturën.
Në një ndër pjesët ku parkohen veturat e zyrtarëve të Kuvendit, shihet Vetura e Zaevit, me dritare të thyera, dyertë dhe pjesa e përparme dhe pas, përcjellë Telegrafi në Maqedoni.
Dhuna në Parlamentin e Maqdonisë erdhi pasi shumica parlamentare zgjodhi për kryetar të Kuvendit, deputetin shqiptar Talat Xhaferi.
Telegrafi Maqedoni kujton se mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë u goditën dhjetëra deputetë nga protestuesit e dhunshëm që u futën në hapësirat e Kuvendit.