Sot pranë objektit të Universitetit të Prizrenit, përurohet shtatorja e dijetarit shqiptar Ukshin Hoti.
Për ndër të Profesor Hotit, Universiteti i Prizrenit, emrin e të cilit e mban, do të mbajë edhe një akademi përkujtimore.
Profesor Ukshin Hoti është arrestuar nga pushtuesit serb në vitet e 90-ta dhe ishte dënuar me disa vite burg.
Lufta atë e kishte gjetur në burgun e Dubravës, si shumë të dënuar tjerë politik dhe që nga pranvera e vitit 1999, kur Hoti ishte nxjerr nga burgu me preteks për kinse përfundim të burgut, forcat serbe e kanë dërguar në drejtim të panjohur dhe për fatin e tij nuk dihet ende asgjë.
Në video, momenti gjatë vendosjes së shtatores:
Posted by Sejfullah Sejfullahu Sejfullahu on Saturday, 26 November 2016