Trupi i pa jetë i një të moshuar ka qëndruar për gati shtatë orë në dhomën e njëjtë me pacientët e tjerë në Spitalin e Mitrovicës “Sami Haxhibeqiri”, i ndjeri kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, shkruan Gazeta Metro.
Familjarët janë shprehur të dëshpëruar për shkak të pamundësisë që ta marrin kufomën për t’i kryer procedurat e varrimit, ku i ndjeri mësohet të ishte i moshës 84 vjeçare.
Ndryshe, drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, Erseka Hasanaj Barani ka konfirmuar se pacienti i vdekur i prekur me COVID-19 ka qëndruar në një dhomë me pacientët e tjerë për shtatë orë.
“Janë procedura të veçanta që trajtojnë pacientët e vdekur nga COVID-19 dhe si të tilla respektohen edhe nga Spitali i Mitrovicës. Ato procedura veren edhe nga niveli qëndrorë. Pra Ministria e Shëndetësisë ka kontraktuar një kompani që bënë bartjen e pacientëve të vdekur nga COVID-19”, ka deklaruar drejtoresha Hasanaj Barani në RTV Dukagjini.
E ky rast nuk është i pari kur kufomat e pacientëve kosovarë qëndrojnë në dhoma bashkë me pacientët e tjerë.
Njëjtë ka ndodhur para pak muajve në Klinikën e Pomologjisë të QKUK-së.//gazetametro.net