Loading…

Përsëri u hoqën rezolutat për Kosovën dhe Serbinë nga rendi i ditës së Parlamentit Evropian

  • 12/05/2017 | 16:42

Përsëri u hoqën rezolutat për Kosovën dhe Serbinë nga rendi i ditës së Parlamentit Evropian

Debati i ardhshëm me siguri do të thirret për periudhën prej 12 deri 15 qershor, apo eventualisht prej 3 deri 6 korrik.


Siç kupton jo zyrtarisht portali European Western Ballkans, sipas informatës ende të pakonfirmuar, debatet dhe votimet e rezolutave për Kosovën dhe Serbinë janë hequr nga rendi i ditës së seancës së ardhshme plenare të Parlamentit Evropian e cila po mbahet në Strasburg, përcjellë gazetametro.net.

Propozimi për shtyrje të debatit, i cili ishte thirrur për javën e ardhshme, ka dhënë zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja e PE për Kosovën, deputetja austriake Urlike Lunacek. Arsye për shtyrje është shpërbërja e Kuvendit të Kosovës dhe fillimi i kampanjës parazgjedhore për zgjedhjet për këtë institucion.

Të përkujtojmë se debati për këto dy rezoluta tashmë është shtyrë me propozim të David McAllister për shkak të zgjedhjeve presidenciale në Serbi. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë