Loading…

Përsëri me ankesa: Lojtarët e United tash të pakënaqur me stërvitjet

  • 11/02/2022 | 21:13

Përsëri me ankesa: Lojtarët e United tash të pakënaqur me stërvitjet

Ekipi i Manchester United i stërmbushur me yje duket se po del të jetë problem i madh, sidomos me ankesat e përhershme, tash edhe për mënyrën se si stërviten, transmeton Gazeta Metro.


Lojtarët e United fillimisht u raportua që janë të pakënaqur me mënyrën se si menaxhohen nga ish-trajneri Solskjaer. Edhe pse norvegjezi u shkarkua, pakënaqësitë në mesin e futbollistëve të gjigantit anglez nuk kanë të ndalur.

Së fundi ka zëra që thonë se ardhja e re në stafin e trajnerëve, Chris Armas, nuk ka popullaritet të madh mes lojtarëve. Ata po e akuzojnë amerikanin për metoda të ‘stërvjetruara’ të organizimit të sesioneve të ushtrimeve që ata bëjnë përditë, raporton ESPN.

Ralf Ragnick e mori Armas bashkë me vete, duke treguar besim në aftësitë e tij për organizimin e stërvitjeve.

Manchester United po kalon sezon mjaft të vështirë, ndonëse në fillim fansat ishin optimist se me blerjet e reja si Varane, Ronaldo e Sancho, United do të luftonte për tituj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë