Loading…

Përsëri lë opozitën fajtore për mosliberalizimin e vizave

  • 25/12/2016 | 11:56

Përsëri lë opozitën fajtore për mosliberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pyetur deputetët që kanë kundërshtuar demarkacionin me Malin e Zi, se me çfarë të drejte i mbajnë të izoluar qytetarët e Kosovës dhe me çfarë të drejte ua rrezikojnë jetën qytetarëve të cilët kërkojnë shërim jashtë vendit, por edhe me çfarë logjike ua privojnë lirinë të rinjve që të shkollohen jashtë.


Ai në Kuvendin zgjedhor i Forumit të Rinisë së LDK-së, ka thënë se janë plotësuar kushtet për të lëvizur pa viza, prandaj askush nuk ka të drejt të mbaj peng procesin e liberalizimit të vizave dhe të pengojë shndërrimin e kufijve në kufij të njohur ndërkombëtarësh.

Sipas, tij, asnjë kauzë politike nuk e justifikon mbajtjen peng të qytetarëve të Kosovës.

“Unë i pyes disa deputet kundërshtues se me çfarë të drejte iu mbajnë juve të izoluar, me çfarë të drejte iu detyrojnë të prisni edhe me nga 6 muaj para dyerve të ambasadave të huaja për ta marrë një vizë, i pyes së bashku me ju me çfarë të drejte ua rrezikojnë jetën qytetarëve tonë që të shërohen jashtë vendit për shkak se nuk gjejnë shërim në vendin tonë, me çfarë logjike ua privojnë lirinë që të shkolloheni jashtë dhe bizneset që të qarkullojnë lirshëm në vendet evropiane, i pyes bata që krijuan një kauzë të rrejshme se Kosova po humb territor, bashkë edhe me disa njerëz të LDK-së që u bën shërbëtor, prandaj është mirë që edhe ju t’i pyetni deputetët që janë në degët e juaja se pse ata kanë shkelur besimin e dhënë nga ju”, tha ai, shkruan KosovaPress.

Ai shtoi se ka pritur nga kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës që të kundërshtojnë shndërrimin e kufijve të Kosovës në kufij shtetëror, prandaj duhet sa më shpejt që të lirohemi nga prangat e izolimit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë