Loading…

‘Përsëri Frau Schwarz?’: Gërvalla i referohet gabimisht gjeneralit Reinhardt si ‘Komandanti i parë i KFOR’it në Kosovë’

  • 02/12/2021 | 14:43

‘Përsëri Frau Schwarz?’: Gërvalla i referohet gabimisht gjeneralit Reinhardt si ‘Komandanti i parë i KFOR’it në Kosovë’

Pas një kohe të shkurtër, kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, iu është rikthyer gabimeve të saj që zakonisht i bën në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Metro.


Në një postim në Facebook, me rastin e vdekjes së gjeneralit gjerman Klaus Reinhardt, Gërvalla i është referuar gabimisht këtij të fundit si ‘komandanti i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë’.

‘Si komandant i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë, Gjenerali Reinhardt ka dhënë një kontribut vendimtar në kthimin gradual të Republikës së Kosovës në një jetë normale, civile dhe në rindërtimin e vendit pas një lufte të tmerrshme dhe përballjes me gjenocid”, thuhet në postimin e ministres Gërvalla.

Megjithatë një gjë e tillë është e pasaktë. Komandanti i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë ka qenë britaniku, Michael Jackson, pozitë të cilën e ka mbajtur nga 10 qershori i vitit 1999 deri më 8 tetor 1999.

Një informacion i tillë gjendet edhe në faqen zyrtare të NATO-së, në të cilën janë të listuar të gjitha komandantët e KFOR-it në Kosovë që nga përfundimi i luftës.

Klaus Reinhardt ka qenë komandanti i dytë i KFOR-it në Kosovë dhe ka shërbyer nga 8 tetori 1999 deri më 18 prill të vitit 2000.

Se Reinhardt ka qenë komandanti i dytë e thotë edhe publicisti dhe gazetari Halil Matoshi.

Ai ka publikuar në Facebook, momentin kur gjermani Reinhardt e ka marrë detyrën nga britaniku Michael Jackson.Se Reinhardt ka qenë komandanti i dytë e thotë edhe publicisti dhe gazetari Halil Matoshi. Ai ka publikuar në “Facebook”, momentin kur gjermani Reinhardt e ka marrë detyrën nga britaniku Michael Jackson.

Ndryshe ministrja Gërvalla disa herë ka ngatërruar flamujt e shteteve në postimet e bëra në Twitter. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë