Loading…

Përrallat e Vucic’it: Erdogan po ndihmon Thaçin e Ramën për luftë

  • 25/04/2017 | 22:44

Përrallat e Vucic’it: Erdogan po ndihmon Thaçin e Ramën për luftë

Politika e ushqyer nga retorika konspiracioniste e Aleksandar Vucic’it, në raport me shqiptarët është rikthyer, pas deklaratave të Edi Ramës dhe Hashim Thaçit, se Kosova e Shqipëria do të bashkohen nëse BE i mbyll dyert Ballkanit Perëndimor.


Ai fillimisht, e më pas edhe mediat e kontrolluara prej tij, kanë shpikur histori të filmave triller, duke thënë se Kosova dhe Shqipëria po përgaditen për luftë, me ndihmën e Turqisë, për ta realizuar idenë e Shqipërisë së Madhe, përcjellë gazetametro.net.

Gazeta serbe Informer në numrin e nesërm të gazetës, në ballinë ka nxjerrë tekstin, ku thotë se “Erdogan po përgatit Thaçin e Ramën për luftë, për ta bërë Shqipërinë e Madhe”.

Sipas atij pak teksti që shkruhet në ballinën e gazetës të prezantuar sot, e që nesër del në treg, thuhet se agjentët turq në Shqipëri dhe Kosovë, bashkë me shqiptarët po përgatisin luftë në Ballkan. Ata sipas kësaj gazete po blejnë armë dhe raketa anti-tank. Plani thuhet të jetë ndërhyrja në veri të Kosovës të banuar me shumicë serbe, e të merret edhe Kumanova dhe Shkupi.

Paratë për blerjen e armëve, sipas kësaj gazete po i jep multimilioneri prishtinas, Behgjet Pacolli.

Me tekst të njejtë nesër ballinën e ka edhe gazeta tjetër serbe Vecernje Novosti, ku thuhet se “Agjentët turq po e shtyejnë projektin e Shqipërisë së Madhe”.

Këto tekste duket se janë shkruar në zyrat e Vucic’it, pasi ai sot gjatë ditës deklaroi se agjentët serbë kanë zbuluar se projekti i Ramës dhe Thaçit për Shqipërinë e Madhe po bëhet në koordinim me ndihmën e të paktën një shërbimi sekret të huaj, shkruan gazetametro.net.

Vucic tha është i habitur pak, ngase Rama e Thaçi në idenë e tyre po punojnë me një shërbim i cili nuk është i ndonjë shteti nga superfuqitë botërore. Ai nuk e përmendi emërin se për shërbimin e cilit shtet bëhet fjalë, sigurisht për të mos nxitur konflikt diplomatik me Turqinë, por këtë ua ka dërguar mediave të kontrolluara prej tij. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë