Loading…
Përplasje mes koalicionit: Debat i ashpër rreth taksës dhe prishjen e raporteve me SHBA’të
  • 21/02/2019 | 21:26

Përplasje mes koalicionit: Debat i ashpër rreth taksës dhe prishjen e raporteve me SHBA’të

Dy ministrat, ai nga radhët e PDK’së, Abelard Tahiri dhe ai i AAK’së, Pal Lekaj, janë përplasur ashpër rreth vendosjes për mospezullimin e taksës nga ana e Qeverisë së Kosovës pas kërkesave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), vendime këto të Kosovës që kanë zbehur raportet me SHBA’të , transmeton Gazeta Metro.


Ministri Lekaj ka thënë se pak minuta para se të dilte në votim taksa 100%,  nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti u kishte kërkuar krerëve të koalicionit qeveritar që mos ta bënin atë, pasi do t’i prishnin raportet me SHBA’të dhe aleatët e Kosovës.

“Xhavit Haliti ka ardhë edhe ka thënë mos e qitni në votim se nuk është koha, keni mu prish me aleat”, ka thënë Lekaj.

Por. ministri  Tahiri fuqishëm e kundërshtoi atë duke e quajtur spekulim, duke thënë se është mbështetës i vendimeve të PDK-së dhe kryetarit Veseli dhe nuk ka mundësi që kishte kërkuar një gjë të tillë.

“Nuk është e vërtetë që ka thënë, është spekulim, ai është një mbështetës i madh i kryetarit Veselit”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka thënë se vendimi për mospezullimin e taksës po prish marrëdhëniet me SHBA’të dhe aleatët e Kosovës.

“Sot ky vendim po i prish marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara”, ka shtuar më tej.

Kujtojmë se vetë Haliti kishte thënë se ka qenë kundër taksës, ku kishte deklaruar se nuk e kanë lutur dhe nuk e kanë ndërmend ta lusin kryeministrin Haradinaj për heqjen e taksës, po kjo sipas tij, duhet të ndodhë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë