Loading…

Përplasje ‘live’ pasi anëtari i ri i KD të UP’së e ngatërron fjalën ‘jurist’ me ‘juri’

  • 27/06/2022 | 20:49

Përplasje ‘live’ pasi anëtari i ri i KD të UP’së e ngatërron fjalën ‘jurist’ me ‘juri’

Anëtari i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, ka postuar një video ku njëri prej anëtareve të organizatës së tij “ORCA” debaton me anëtarin e ri të Këshillit Drejtues të UP-së, Rifat Krasniqi.


Gjatë debatit, Krasniqi ja huq kuptimit të fjalës “juri” dhe e ngatërron me fjalën “jurist”.

“Anëtari i ri i Këshillit Drejtues nuk din me dallu “juridike” dhe “juri”, menon që janë njejtë   Kolegu jem Dibran Hoxha e demaskon live në TV. A e kuptoni tash pse jena ka e çkyjmë gojën qe 1 javë”, shkruan Gjinovci.

Ndryshe, ORCA prej fillimit ka kritikuar përzgjedhjen e Këshillit të ri Drejtues të UP-së. Vet VV ka reaguar duke thënë se nuk ka pasur ndikim në përzgjedhjen e anëtarëve, mirëpo Krasniqi është anëtar i kësaj partie prej vitit 2019.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë