Loading…

Përplasje e ashpër mes Selmanajt dhe Krasniqit për ‘tradhtinë e PDK’së’

  • 10/05/2017 | 23:48

Përplasje e ashpër mes Selmanajt dhe Krasniqit për ‘tradhtinë e PDK’së’

Ish- drejtori i Institutit Demokratik të Kosovës, analisti Driton Selmanaj dhe nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi janë përplasur keq në emisionin “Click” në RTV 21 kur është folur nëse PDK-ja ka tradhtuar partnerin e koalicionit LDK-në.


Selmanaj ka thënë se PDK ka shkelur marrëveshjen të cilën e kishte bërë më LDK dhe se tashti po del që dikush e ka luajtur një lojë përtej pragmatizmit dhe realizmit. E kjo sipas tij është tradhti.

“Këta e shkelen marrëveshjen që vet e kanë bërë, në kontekstin më të gjerë del dhe nuk po flasim a ka qenë mirë me u rrënu kjo qeveri. Atë çka e pash deklaratat e SHBA dhe Gjermanisë mendoj se dikush e luajti një lojë përtej pragmatizmit dhe realizmit, ka elemente të tradhtisë”, ka thënë Selmanaj.

Selmanaj ka vazhduar të insistoj se PDK ka një standart të funksionimit.

“Kjo është mënyra sesi funksionon PDK-ja. Tradhëtinë e keni standart të sjelljes në politikë”, ka thënë Selmanaj.

E kjo ka acaruar Memli Krasniqin.

“Kqyre Driton, se tash po ngoj edhe kur folin palidhje nuk ndërhy. Ndaç bonu argat, mundesh edhe me qenë mercenar”, ka thënë Krasniqi, i cili e ka akuzuar Selmanajn se është “argat i LDK-së”.

https://www.facebook.com/RTV21portali/videos/1243999819031155/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë