Loading…

Përplasja për mes Kurtit e Abdixhikut: Të merren masa-rritjet e çmimeve nuk kanë ndodhur as në vitin 2020

  • 22/02/2022 | 12:32

Përplasja për mes Kurtit e Abdixhikut: Të merren masa-rritjet e çmimeve nuk kanë ndodhur as në vitin 2020

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka theksuar se këso rritje të çmimeve nuk kanë ndodhur as në 20 vjetet e fundit.


Deputeti Abdixhiku në seancën plenare ka kërkuar nga Qeveria të marrë masa.

Sa i përket rritjes së të hyrave buxhetore, Abdixhiku ka thënë se kjo është si rrjedhojë e të hyrave nga Dogana e Kosovës dhe importit të naftës me çmim të shtrenjtë.

Për këtë deklaratë pati një reagim nga kryeministri Kurti dhe deputeti nga VV, Armend Muja.

“Tani po provohet t’i jepet një pasqyrë e një zhvillimi ekonomik që është i pashembullt, ndonëse pika bazike krahasuese është e vitit 2020. E një vitit të mbylljes ekonomike ku e kemi pasur rënien më të madhe historike që nga pas lufta e vitit 1999. Normalisht kur krahason një vit të ri me vitin 2020, çdo numër është më i mirë e më impresiv dhe rritja ekonomike është 9.9 për qind, ndonëse FMN jep 7 për qind. Por, ç ‘është e vërteta pas mbylljes së vitit 2020, në vitin 2021 një bum post pandemik ka gjithandej. Me këtë bum pas pandemik, ka edhe rritje të çmimeve. Vetëm për një vit inflacioni 7.1 për qind. Është rritja më e madhe historike në 22 vjetët e fundit, kryeministër. Çështja është çfarë bëni ju si qeveri? A ka një politikë fiskale në këtë drejtim, a ka një pako të qeverisë që zbutë përballimin e qytetarëve tanë me çmime astronomike. S’po flas vetëm rritjen e çmimit të energjisë. Nafta sot është 1.42 centë, dhe ju si qeveri vazhdoni t’i merrni 36 centë akcizë dhe për këtë edhe 18 për qind të tjera TVSH, normalisht që të ardhurat e doganës dhe ATK-së janë më të mira”, tha ai.

Kryeministri Kurti tha se besueshmëria e qytetarëve për këtë qeveri është më e lartë dhe rrjedhimisht kontributi për shtetin është më i madh.

Kurti më tej tha se rritja e të hyrave është edhe ri rezultat nuk ka skandale korruptive.

Është e vërtet që qytetarët po paguajnë më shumë tatime, kjo nënkupton performancë më të mirë të ATK-së, mirëpo në anën tjetër gatishmëria e qytetarëve për të paguar më shumë tatime, unë besoj që vjen edhe nga fakti se nuk shohin skandale të korrupsionit në qeveri”, u shpreh Kurti.

Kryetari i Komisionit për Buxhet, Armend Muja gjatë reagimit që bëri ndaj deputetit Abdixhiku, tha se nuk është e qëndrueshme të thuhet që të hyrat buxhetore më 2021 kanë qenë për shkak të doganës.

“Nuk është e qëndrueshme të thuhet që kanë qenë për shkak të doganës. Dua të them që kjo ka ndodhur për shkak të gatishmërisë së bizneseve dhe qytetarëve për të paguar tatimet. Në vitin 2021 janë paguar 114 milionë euro tatim në fitim nga bizneset krahasuar me 94 milionë euro në vitin 2019. Janë paguar 190 milionë euro tatim në të ardhurat personale, krahasuar me 160 në vitin 2019. Për tatimin në pronë janë paguar 36 milionë, ndërsa 19 milionë euro më 2019. Kjo flet për një besim se sa për një post bum pandemik”, u shpreh ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë