Në vitin 2016 kur ikona e futbollit botëror nga Argjentina, Diego Maradona shkoi në Vatikan për t’u takuar me Papën, pati një përballje jo të zakonshme, sa i përket humanitetit që ofron kjo bashkësi për familjet e varfëra, shkruan Gazeta Metro.
Pas lëvdatave që Papa i bëri Maradonës për spektaklin që argjentinasi i ka dhënë sportit me dekada, ata folën edhe për varfërinë që ka kapluar popujt në përgjithësi, dhe për një moment ylli i futbollit, u nërvozuar pas ankesave të Papës, dhe i tha të shiste tavanin prej ari e të mos ankohej se s’mund të ndihmojë të varfërit.
“Po! U zura me Papen! U zura! Sepse isha në Vatikan dhe pashë tavanin prej ari. E më pas degjova Papën të thonte se shqetësohej për fëmijet e varfër… Atëherë shit tavanin, or mik, bëj diçka!”, ishin këto fjalët e Maradonës drejtuar gazetarëve pas përballjes me Papën./gazetametro.net