Loading…

Përplaseshin në fushë dikur Carragher e Ferdinand, tani shahen në rrjete sociale

  • 30/11/2021 | 15:40

Përplaseshin në fushë dikur Carragher e Ferdinand, tani shahen në rrjete sociale

Ish futbollistët e famshëm anglezë Rio Ferdinand dhe Jamie Carragher janë përplasur mes vete në rrjete sociale rreth formës së tanishme të Manchester United që u përshkallëzua në konflikt personal me të shara, transmeton Gazeta Metro.


Ferdinand përfshihet në luftë fjalësh pasi tani komentuesi i sportit në BT Sport i tha kolegut të tij rival në Sky Sport Carragher që të “ndaloj të flasë për tituj të ligës të United” pasi s’ka fituar asnjë vet. Carragher iu përgjigj jo më pak më rëndë kur vuri në dyshim lojalitetin e tij ndaj United pasi kishte kërkuar transferim në Chelsea dikur.

Carragher ishte përfshirë në debat të zjarrtë me ish legjendën tjetër Roy Keane, të dy në cilësinë e analistëve. Diskutuan nxehtë gjendjen në Manchester United por kishte debat të arsyeshëm mes tyre./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë