Loading…

Përplasen Zaev e Gruevski, tash për zgjedhje lokale

  • 15/05/2017 | 19:21

Përplasen Zaev e Gruevski, tash për zgjedhje lokale

Data eventuale për mbajtjen e zgjedhjeve ka shkaktuar reagime të partive politike. Nga partia e Gruevskit shprehen se me vetë faktin që shumica parlamentare si datë të mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve ka propozuar fillimin e muajit tetor, nënkupton edhe prolongimin e zgjedhjeve.


“Shumica parlamentare mendon që është në interes të tyre partiak që të prolongoj afatin dhe praktikisht vendosën të zgjedhin datën fundit që ne menduam se është racionale. VMRO – DPMNE është gati të del në zgjedhje në edhe në korrik edhe në tetor, sepse e dimë që populli është në anën tonë dhe përkrah politikën tonë të reformave projekteve dhe mbrojtjes së interesave kombëtare”, deklaroi Dragan Danev nga VMRO – DPMNE.

I menjëhershëm ishte reagimi edhe i socialdemokratëve.

Sipas partisë së Zoran Zaevit, LSDM nuk do të lejon që VMRO – DPMNE në krye me Nikolla Gruevskin të destabilizojnë shtetin, shkruan Alsat M.

“Sot u pajtuam që të bëhen ndryshime ligjore me qëllim të caktimit të datës së lokaleve, në ndërkohë do tu vazhdohet mandati i krerëve dhe pushtetit lokal. Shumica parlamentare nuk do të lejon që Nikolla Greuvski me bashkëpunëtoret e tij të bëjnë kaos dhe të ikin nga drejtësia”, thanë nga LSDM.

Ndërsa nga Lëvizja Besa theksuan se janë gati që në çdo moment të shkojnë në zgjedhje lokale, por fillimisht sipas kësaj partie, duhet të eliminohen pengesat ligjore për organizimin e zgjedhjeve lokale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë