Deputeti nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka kritikuar Qeverinë Kurti për situatën ekonomike në vend, duke thënë se nuk po u del në ndihmë qytetarëve e bizneseve.
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ai po ashtu ka kritikuar qeverinë për mosnënshkrimin e kontratave për furnizim me vaksina.
Ndërsa, Hamzës i është kundërpërgjigjur shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.
Ajo ka kërkuar që të bëhet debat në bazë të planifikimeve dhe jo në bazë të agjendës politike, sa i përket gjendjes ekonomike në pandemi.
Kusari-Lila është shprehur se është mëkat që të mos vlerësohet puna e Qeverisë, nënshkrimi i kontratës për furnizim me vaksina e ulja e rasteve të infektuara me COVID-19.
Mirëpo, Hamza ka deklaruar se ulja e rasteve të infektuara me COVID-19 nuk është meritë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndërsa, edhe deputeti i AAK’së, Pal Lekaj, i është kundërpërgjigjur Kusari-Lilësm duke thënë se dihet se pse kanë rënë numrat e të infektuarve, e për këtë nuk ka ndikuar Qeveria Kurti.
Përndryshe, edhe deputetë të LDK’së kanë deklaruar se Vetëvendosje nuk ka punuar në uljen e infektimeve me COVID-19.
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, meritat e uljes së numrit të të infektuarve ia ka atribuuar Lidhjes Demokratike të Kosovës