Loading…

Përplasen Haxhiu e Deliu, nevojitet ndërhyrja e Adriatik Kelmendit

  • 04/10/2017 | 21:50

Përplasen Haxhiu e Deliu, nevojitet ndërhyrja e Adriatik Kelmendit

Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu dhe ajo e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu janë përplasur verbalisht gjatë emisionit televiziv. Aty ishte e nevojshme ndërhyrja e gazetarit Adriatik Kelmendi, i cili ka thënë se pasiqë ato të dyja po flasin në të njejtën kohë-nuk e di nëse qytetarët janë duke i kuptuar, shkruan Gazeta Metro.


Deliu ka thënë se në Kuvendin  e Kosovës ka edhe deputetë të akuzuar për terrorizëm, duke aluduar në deputetin Frashër Krasniqi i cili akuzohet për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit.

Haxhiu ka thënë se Krasniqi po akuzohet në mënyrë të padrejtë nga Klani Pronto.

Më pas, Deliu i thotë Haxhiut se vazhdimisht po flasin  për kapje të shtetit, gjë që thotë se bërë pjesë e pandarë e fjalorit të tyre.

Deputetet janë përplasur në Rubikon të KTV-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë