Në orët e hershme të mëngjesit të djeshme në fshatin Drenoc të Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy autobusëve.
Për pasojë 12 persona kanë pësuar lëndime, njofton policia, përcjell Klan Kosova.
Një shikues ka dërguar disa fotografi nga vendi ku ka ndodhur aksidenti. Ai ka thënë se ka qenë njëri nga 52 udhëtarët në autobusin e linjës Mali i Zi – Prishtinë të Barileva Turist.
Sipas tij deri te aksidenti ka ardhur si pasojë se mospërshtatjes së kushteve të rrugës.