Loading…

Përplasen Besnik Bislimi e Ardian Kastrati: Ky i fundit bashkë me Blerta Deliun del nga mbledhja

  • 02/06/2021 | 10:19

Përplasen Besnik Bislimi e Ardian Kastrati: Ky i fundit bashkë me Blerta Deliun del nga mbledhja

Përplasje të ashpra janë zhvilluar në Komisionin për Integrime Evropiane, ku ka raportuar zv/kryeministri Besnik Bislimi.


Gjithçka nisi pasi deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, iu drejtua Bislimit duke i thënë se qeveria s’ka çka kërkon mbështetje në suaza tjera për procesin e dialogut, pasi që Kushtetuesja e ka thënë qartë se udhëhiqet nga qeveria e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Më pas, në lidhje me këtë dhe çështje tjera të shtruara, deputeti Kastrati kërkoi me ngulm përgjigje nga Bislimi, i cili reagoi ashpër.

“Nuk të kam urdhërdhënës. Po e shoh që s’di kurgjo”, iu drejtua ai, Kastratit, e duke thënë se për këtë çështje s’ka përgjigje.

Mirëpo Kastrati nuk e la me kaq.

“Ti ke ba një kërcim në karrierë. Ti je kukull, ti bën hap tradhtie ndaj elektoratit tënd”, u shpreh Kastrati.

Menjëherë pas kësaj përplasjeje, Kastrati bashkë me deputeten tjetër të PDK-së, Blerta Deliu lëshuan të indinjuar mbledhjen e Komisionit.

Daja nervozohet për nipin: Besnik Bislimi kapet me deputeten e PDK’së pasi ia përmend punësimin e tij

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë