Loading…

Përpjekja e PSG’së për të mbajtur me çdo kusht Mbappen mund të shqetësojë Messin dhe Neymarin

  • 08/02/2022 | 19:10

Përpjekja e PSG’së për të mbajtur me çdo kusht Mbappen mund të shqetësojë Messin dhe Neymarin

Nuk është më sekret që sulmuesit të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, i skadon kontrata verën e ardhshme, por klubi francez është i vendosur ta mbajë, edhe nëse kjo gjë do ta shqetësojë Lionel Messin gjatë këtij procesi.


Real Madridi ka qenë shumë i hapur në ndjekjen e Mbappes dhe është i gatshëm t’i ofrojë atij një kontratë që do ta tejkalonte marrëveshjen e tij aktuale me PSG-në dhe do ta afronte atë me paratë që merr Neymar në këtë klub.

Plani i PSG-së për Mbappen

Plani i parisienëve për ta kundërshtuar largimin e tij është mjaft i guximshëm: ata synojnë ta tundojnë 23-vjeçarin për të zgjatur qëndrimin e tij në Francë duke i ofruar një kontratë afatshkurtër si lojtari më i paguar i skuadrës.

PSG -ja është e përgatitur jo vetëm që të shfryjë ofertën e Real Madridit në një afat të shkurtër, por ta vendosë francezin më të paguar se Neymar dhe Lionel Messi.

Messi fiton rreth 41 milionë euro në vit, ndërsa Mbappe aktualisht është me një pagë vjetore prej 18 milionë eurosh.

Është një ofertë astronomike dhe tregon vendosmërinë, ose ndoshta dëshpërimin e PSG -së, për të mbajtur yllin e tyre të ri edhe për pak kohë.

Gjithashtu shtrohet pyetja: si do të reagonin Messi dhe Neymar kur shoku i tyre i ri i skuadrës të bëhej befas lojtari më i paguar në skuadër? Kjo mund të ndryshojë potencialisht dinamikën dhe hierarkinë e skuadrës, por është qartë një rrezik që klubi parizian është i përgatitur të marrë.

Mbappe së fundmi insistoi se ai ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Ndërkohë, në fushë, javën e ardhshme PSG do ​​të përballet me askënd tjetër përveç Real Madridit në Ligën e Kampionëve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë