Loading…

Përparim Rama tregon pse i hyri garës për të parin e Prishtinës

  • 01/06/2021 | 21:01

Përparim Rama tregon pse i hyri garës për të parin e Prishtinës

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama ka folur rreth kandidaturës së tij për kryetar të kryeqytetit.


Rama thotë se Prishtinën e don me shpirt, ndërsa thotë se duhet një menaxhim i mirëfilltë i kryeqytetit për një zhvillim të mirëfilltë.

“Fillimisht jam i Prishtinës, kam lind këtu, dhe kam jetu këtu deri në moshën 16 vjeçare. Pra që 17 vite jam edhe në Prishtinë edhe në Londër. Prishtinën e du me shpirt, se jam i këtij vendi. Ndërlidhja ime me Prishtinën është më shumë një dashni mes meje dhe Prishtinës. Unë vij shumë shpesh, 1 herë në muaj vi në Prishtinë. Jam marrë me projekte të ndryshme”, tha Rama në Rubikon.

Përparim Rama është arkitekt nga Kosova, që ka bërë karrierë profesionale në Londër të Britanisë së Madhe dhe vende tjera botërore.

Rama është arkitekt dhe artist konceptual, i cili i shndërron idetë në hapësira. Arkitekti nga Kosova është dhe themelues i 4M Group me seli në Londër. Ai është përgjegjës për menaxhimin e projekteve dhe për planifikim të zhvillimit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë