Loading…

Përparim Rama ndalon qarkullimin e trotineteve elektrik në sheshet e Prishtinës

  • 13/08/2022 | 12:42

Përparim Rama ndalon qarkullimin e trotineteve elektrik në sheshet e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë urdhër për ndalimin qarkullimit të trotineteve elektrik në sheshet e Prishtinës, dhe në vendet ku ka frekuentim të madh këmbësorësh, shkruan Gazeta Metro.


Këtë lajm e ka bërë të ditur sot nënkryetari, Alban Zogaj.

“Me vendim të Kryetarit, kemi ndaluar qarkullimin e trotinetëve elektrik në sheshet e Prishtinës, dhe në vendet ku ka frekuentim të madh këmbësorësh! Kjo masë e domosdoshme është marrë deri në votimin e rregullores e cila është duke u punuar, ka shkruar Zogaj në Facebook

Kujtojmë që ditëve të fundit ka pasur disa aksidente të veturave me trotinet, si dhe goditje të këmbësorëve me trotinet. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë