Skuadra e Gjilanit pak orë më parë zyrtarizoi transferimin e mbrojtësit, Përparim Islami. Ai për faqen zyrtare të klubit ka deklaruar që atmosfera brenda ekipit është fantastike dhe do të jap gjithçka nga vetja për të arritur objektivat, transmeton Gazeta Metro.
Gjilani pas emërimit të Zekirija Ramadanit trajner të klubit ka filluar edhe përforcimin e skuadrës, ku deri më tani ka zyrtarizuar lojtarë si Besart Krivanjeva, Baton Zabërgja, Mevlan Zeka dhe së fundmi Përparim Islamin.
Në një prononcim për faqen e klubit, Islami ka falënderuar drejtuesit dhe stafin për besimin që kanë treguar ndaj tij dhe beson se do të ja u rikthej duke dhënë më të mirën në fushë.
”Po ndjehem mirë te Gjilani, jap gjithçka nga vetja për objektivat. Falënderoj drejtuesit dhe stafin për besimin që kanë treguar ndaj meje dhe këtë besim do të mundohem ta shpërblej duke dhënë më të mirën në fushën e lojës. Atmosfera te Gjilani është fantastike,” tha ai.
Më tutje ish-mbrojtësi i Dritës ka thënë se po ndihet sikur të ishte një kohë të gjatë tek ‘Skifterat’, ndërsa thotë se janë duke punuar intensivisht për të arritur objektivat.
”Grupi i lojtarëve dhe stafit më kanë pritur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe po ndjehem sikurse jam një kohë të gjatë këtu. Jemi të vetëdijshëm për sfidat që na presin, ndaj jemi duke punuar intensivisht për t’i arritur këto objektiva. Së bashku mund të ja dalim,” theksoi 29-vjeçari.
Kujtojmë që ka përvojë të jashtëzakonshme në Superligën e Kosovës, derisa ka luajtur për klube si Drita, Feronikeli, Trepça ’89, Prishtina, Hajvalia dhe Hysi. /gazetametro.net