Loading…

Përparim Gruda, KQM-PDK: Qeveria e lexon në mënyrë selektive, joprofesionale e tendencioze Opinionin e Komisionit të Venecias

  • 07/07/2022 | 16:16

Përparim Gruda, KQM-PDK: Qeveria e lexon në mënyrë selektive, joprofesionale e tendencioze Opinionin e Komisionit të Venecias

Përparim Gruda, Koordinator i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë (KQM) të Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas Seancës kuvendore ku është trajtuar Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me ç’rast ka cekur se “është e zhgënjyese, e çuditshme dhe e pabesueshme, të dëgjosh se si Qeveria e lexon në mënyrë selektive, joprofesionale dhe tendencioze Opinionin e Komisionit të Venecias në lidhje me Ligjin”


Gruda ka shkruar në faqen e tij në Facebook se gjatë fjalimit të saj, “Ministrja e Drejtësisë, numëroi vërejtjet e shumta të Komisionit të Venecias për ligjin dhe kur pritej që ajo të tregonte se si do t’i implementojë gjithë ato vërejtje, ajo thjeshtë filloi të bënte deklarata politike për “qëllimet e mira” të saj dhe të Qeverisë ku bën pjesë”.

Si mund të ndodh kjo?! Pyet z. Gruda dhe shton: Si mundet një Ministre e Drejtësisë të numërojë në Parlament shkeljet e Kushtetutës të vendit ku është ministre, shkeljet e standardeve për të drejtat e njeriut të konstatuara nga Komisioni i Venecias, dhe të mos shqetësohet e të mos ofrojë asnjë ide si do të implementohen ato?!

Gruda, vuri në spikamë diskutimin e ministres Albulena Haxhiu, me hipotezën e saj lidhur me rolin e Komisionit të Venecias.

“Se si e kupton Ministrja e Drejtësisë funksionimin e shtetit ligjor, tregon kjo pjesë nga fjalimi i saj në Kuvend, ku as më pak e sa më shumë, ajo tha: “Merreni secilin ligj që është në fuqi, që është në Gazetën Zyrtare, cilindo prej tyre, zgjidheni qyshdo, nëse e dërgojmë ligjin që është në fuqi në Komisioni e Venecias, me pyet a kemi ba gabim që e kemi miratu këtë ligj, ka me gjetë plot vërejtje, ka me jep shumë rekomandime sepse ky është roli i Komisionit të Venecias (…)”, ka shkruar Gruda.

“Pra, sipas Ministres, ne jemi duke jetuar në një vend, ligjet e të cilit janë në kundërshtim më standardet e Venecias”, konstaton me të drejtë, Koordinatori për Drejtësi i KQM të PDK-së.

Gruda i hedh poshtë këto pretendime të ministres Haxhiu, dhe ka shkruar si vijon:

“Së pari, kjo nuk është e vërtetë: Ligjet e Kosovës janë në përputhje me standardet e Komisionit të Venecias, me ndonjë përjashtim shumë të vogël i cili është normal për vendet me demokraci të re.

Së dyti, nëse ka ligje që janë ndesh me standardet e Komisionit të Venecias, ai vend quhet diktaturë, jo demokraci. Ne jemi demokraci sipas të gjitha parametrave matës të demokracisë.

Së treti, po të lexosh me kujdes tonin me të cilin Ministrja flet për Komisionin e Venecias, në paragrafin që citova, kuptohet qartë një trajtim jo serioz i asaj që thotë ky Komision.”

Gruda, konsideron se pas kësaj që u dëgjua sot në Kuvend, e quan institucionalizim të anarkisë. Asgjë më shumë!

Rekomandimet e Përparim Gruda janë:

“Qeveria duhet ta tërheq nga Kuvendi Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, jo sepse Kosova nuk ka nevojë për një ligj të tillë, por drafti aktual i ligjit është antikushtetues. Në mënyrë të qartë këtë e ka thëne edhe Komisioni i Venecias, duke konstatuar se:

1. Ligji aktual shkel të drejtat e njeriut të garantuara me Kushtetutë, pra është antikushtetues;

2. Ligji aktual krijon një Byro për Konfiskim të Pasurisë, drejtori i së cilës emërohet nga mazhoranca aktuale, pra është politizim i drejtësisë;

3. Ligji aktual nuk krijon një mekanizëm efikas në luftën kundër korrupsionit.

Partia Demokratike e Kosovës, i ka paraqitur vërejtjet e saj për këtë ligj nga fillimi, vërejtje të cilat janë konfirmuar në tërësi nga Komisioni i Venecias.

Kushdo që ka dyshime, mund të lexojë reagimet tona kundrejt këtij ligji dhe Opinionin e Komisionit të Venecias, dhe aty do gjej një përputhje të plotë të mendimeve tona me ato të Venecias. Shpresoj që pastaj disa zëra të çjerrë të mos thonë se “PDK e ka kapur edhe Komisionin e Venecias”.

Ky ligj duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese për kontroll të kushtetutshmëri dhe pa asnjë dyshim, ai do të rrezohen nga Gjykata, duke përdorur edhe argumentet e Venecias.

Qeveria e Kosovës po bën lojë politike me drejtësinë dhe po i komprometon idetë më fisnike të kësaj shoqërie për drejtësi të mirëfilltë në Kosovë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë