Loading…

Përmbledhje: Kthimi i trenit rus të Serbisë nga Policia e Kosovës (Video)

  • 15/01/2017 | 10:45

Përmbledhje: Kthimi i trenit rus të Serbisë nga Policia e Kosovës (Video)

Treni donacion rus për Serbinë, i ngjyrosur me ikona dhe parulla nacionaliste serbe, i nisur të shtunën nga Beogradi për në Kosovë, u ndalua nga policia e Kosovës, që të mos hynte në Mitrovicë.


Institucionet e Kosovës dhanë urdhër që ky tren i cili cënonte sovranitetin dhe kushtetutshmërinë e Republikës së Kosovës, të bllokohej në pikën kufitare Jarinje, dhe aty nga mesdita u shfaqën forca të shumta të policisë së Kosovës, shkruan gazetametro.net.

Duke parë seriozitetin e institucioneve të Kosovës, treni nuk vazhdoi më shumë se sa në Rashkë, ku priti për rreth katër orë, para se të kthehej sërish për Beograd.

Pasagjerët e këtij treni u detyruan që nga Rashka me autobus të vinin në Mitrovicë. Ata nuk i pengoi askush, gjë që tregon se Kosova nuk e kishte problem lirinë e lëvizjes së njerzëve, por trenin provokues. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë