Siç edhe paralajmëruan dje qindra qytetarë serbë janë tubuar në Mitrovicën e Veriut për të protestuar praninë e një nate më parë të forcave speciale të Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Jarinjë. Serbët e mbyllën protestën ,e disa porosi nacionaliste.
Sheshi “Car Llazar” ishte nikoqir i tyre. Ata e vlerësuan këtë veprim si tentim për ta frikësuar popullatën serbe në këtë pjesë të vendit.
Para protestuesve ka folur Alenksnadër Piriq, ku tha se “jemi këtu sepse serbët në Kosovë po përballen me mungesën e lirisë dhe dhunën e pranishme, që po tentojnë ta tregojnë liderët nga lartë”.
“Ne nuk kemi të drejtë të lëvizim dhe të marrim vet vendimet”, ka thënë ai tutje, raportoi KTV.
Edhe Zoran Todiq, nga Lepozaviqi, ka thënë se “qëllimi i Leposaviqit është një vendim i pakuptueshëm i Prishtinës”.
“Dje është evituar një eskalim i rëndë duke iu falënderuar Vuçiqit. Mesazhi i Prishtinës është i qartë që të na rrënojë jetën në këtë pjesë, por nëse ata mendojnë se jemi të frikësuar e kanë gabim. Derisa Qeveria e Serbisë është me ne, askush nuk mund të na frikësojë”, ka thënë Todiq, përcjell Koha.net. “Kosova është zemra e Serbisë dhe ashtu do të jetë edhe në të ardhmen”, ka thënë Todiq.
Tutje ai tha se “nëse përsëritet një incident i tillë u themi që do të organizohemi bashkë me shtetin serb që ta mbrojmë shtetin tonë”.
Në protestë pos flamujve serb ka pasur edhe të kombinatit “Trepça”.
Ndryshe, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë një konference të jashtëzakonshme për media të mbajtur mbrëmë, ka bërë të ditur se ka urdhëruar që treni i nisur dje në relacionin Beograd-Mitrovicë të kthehet mbrapsht, vetëm për të penguar një konflikt të gjerë të mundshëm.
Ndërsa, qindra serbëve të tubuar atje u është drejtuar edhe zëvendëskryeministri në Qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq.
Ai ka thënë se “nuk kanë harruar që ta ruajnë atë që kanë trashëguar nga të parët”.
“Nuk e kam ndërmend të flas nga funksioni im, por si serb që jeton në Graçanicë mund të them se disa kane harruar atë që nuk guxojnë ta harrojnë ‘që serbët nuk frikësohen’. Nuk dëshirojmë të jetojmë kështu dhe nëse heshtim nuk do të thotë që frikësohemi”, ka thënë Stojanoviq, raporton Koha.net “Nuk kemi harruar se si të ruajmë atë që e kemi trashëguar nga tanët”, ka thënë më tej ai./gazetametro.net.