Në Kaçanik gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për një përleshje me thikë në mes tre personash. Dy të dyshuar meshkuj kanë sulmuar fizikisht një person tjetër me thikë ku viktima mori lëndime trupore gjatë përleshjes dhe është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik për të marrë tretman mjekësorë.
Gjatë përleshjes edhe personat të cilët kanë sulmuar viktimën e parë kanë pësuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar tretman mjekësor thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Në njoftim thuhet se me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./gazetametro.net