Të martën në orën 11:36, Policia ka marrë një informacion për një incident me armë në lagjen Dardania të Prishtinës.
Policia, përmes raportit, ka bërë të ditur se për këtë rast ka arrestuar tre persona, meshkuj shqiptarë, të cilët dyshohet se janë rrahur mes veti dhe kanë përdorur ndaj njëri tjetrit armë zjarri dhe thika.
Një nga personat ka pësuar lëndime dhe pas pranimit të ndihmës në QKUK është liruar, kurse në vendin e ngjarjes policia ka gjetur tri gëzhoja të plumbave.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /gazetametro.net