Loading…

Përleshje me armë në Podujevë, dy persona mbesin të plagosur

  • 15/11/2018 | 23:54

Përleshje me armë në Podujevë, dy persona mbesin të plagosur

Një plagosje ka ndodhur sonte mbrëma në fshatin Surkish të Podujevës njofton Policia e Kosovës.

Dy persona kanë mbetur të plagosur sonte mbrëma rreth orës 22:00, të njëjtitë janë dërguar për tretman mjekësor, njofton gazetametro.net.

Në vendin e ngjarjes ka dalur policia dhe ka filluar hetimin në lidhje me rastin e kësaj plagosje me armë zjarri.

Lajmin për Gazeta Metro e ka konfirmuar Zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.

“Rreth orës 22:00 policia ka marre informatën se në fshatin Surkish te komunës se Podujevës ka ndodhur një plagosje me arme zjarri. Dy persona janë plagosur nga arma e zjarrit dhe te njëjtit janë dërguar per trajtim mjekësor. Policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rastin”, tha Borovci përmes telefonit për Metron.

Ndërkohë policia nuk ka bërë të ditur se cilat janë motivet e kësaj plagosje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë