Dje ka ndodhur një përleshje fizike në Ratkoc të Rahovecit ku janë përdorur edhe mjete të forta, arsyeja e kësaj përleshje ka qenë kontesti pronësor.
“Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj shtetas të Kosovës që të njëjtit, si pasojë e një kontesti pronësor janë përleshur fizikisht ne mes veti, me ç’rast janë përdorur edhe mjete të forta. Tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin policor 24-orësh, transmeton gazeta Metro.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./gazetametro.net