Policia e Kosovës ka raportuar se të mërkurën në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar në bashkëpunim me të dyshuar tjerë.
Sipas viktimës të dyshuarit e kanë sulmuar lidhur me ofertën për shitjen e një parcele të shpallur nga AKP-ja, njofton Policia e Kosovës, transmeton gazetametro.net
I dyshuari gjatë intervistimit ka deklaruar se një veprim të tillë e ka bërë në shenjë revolte, pasi që viktimën e kishte parë si konkurrent. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /gazetametro.net