Loading…

Përlaskaj përkujton shqiptarët e rënë në Vukovar

  • 10/11/2016 | 21:07

Përlaskaj përkujton shqiptarët e rënë në Vukovar

Deputetja e vetme shqiptare në parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj-Përlaskaj ka marrë pjesë në shënimin e 25 vjetorit të ushtarëve të rënë gjatë luftës në Kroaci më 1991 në qytetin e vogël të Bogdanovcit, pranë Vukovarit.
Përlaskaj bëri homazhe dhe vendosi kurora lulesh në varret të rënëve, mes të cilëve ishin edhe nëntë shqiptarë.

“Sot u mbajt përkujtimi i 25 vjetorit të viktimave të luftës atdhetare në Bogdanovci (Kroaci), në mesin e të cilëve ishin edhe 9 shqiptarë, gjithashtu u hap edhe qendra memoriale”, thuhet në postimin e deputetes Përlaskaj.

Në betejën e Vukovarit,gjatë luftës kroate për çlirim nga hegjemonia jugosllave, llogaritet të jenë zhvilluar luftimet më të rënda të luftës së vitit 1991. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë