Më 3 qershor të vitit 1999 aviacioni i NATO-s ka bërë mbi 20 sulme ndaj forcave serve në Kosovë, duke shkrepur rreth 200 projektile, transmeton Gazeta Metro.
Televizioni shtetëror serb përkujton se cak i veçantë ka qenë rrethina e Prizrenit: fabrika e barnave “Farmakos”, rrëza e malit Pashtrik dhe bregu i djathtë i lumti Dri.
Në pesë sulme është bombarduar vendbanimi Markoviçi afër Kurshumlisë, në sulmin më të ashpër që nga fillimi i fushatës.
Për herë të katër është bombaerduar ura mbi lumin Jasenice në hekurudhën Velika Pllanë-Beograd-Nish afër Velika Pllanës.
Në të njëjtën kohë me dy projektile është gjuajtur edhe ura hekurudhore mbi Jasenicë në hekurudhën Velika Pllanë-Beograd, Është bombarduar edhe depoja e ndërmarrjes “Naftaplin: mes Klajiçevës e Çnoples.
Kryetari i RF të Jugosllavisë Slobodan Milosevic ka pranuar planin e paqes të cilin në Beograd e kanë sjellë ndërmjetësuesit Martti Ahtisaari e Viktor Çernomirdon,/gazetametro.net