Loading…

Përkujtohen 147 të masakruarit e Izbicës

  • 28/03/2017 | 08:26

Përkujtohen 147 të masakruarit e Izbicës

28 marsi i 99’ës është dita kur forcat serbe vranë e masakruan mizorisht 147 persona, që tashmë njihet si masakra e Izbicës.


Ndërkaq, trupat pas masakrës u varrosën nga fshatarët, mirëpo serbët i kishin zhvarrosur ato dhe i kishin dërguar nëpër vende të ndryshme në Kosovë e Serbi, shkruan gazetametro.net.

E sot, përkujtohet kjo masakër në 18 vjetorin e saj, me ç’rast do të bëhet edhe zbulimi i pllakës përkujtimorë të dy viktimave të kësaj masakre, që ishin të mitura: Ardita dhe Edona Behrami.

Zbulimi i pllakës do të bëhet sot, në rrugën që lidh Skënderajn më Klinën, në orën 10:30.

Vlen të theksohet se kjo masakër është e përfshirë në raportin e Departamentit të shtetit amerikan. Aso kohë u publikuan edhe fotografitë ku dukeshin 147 varrezat e reja të atë vend./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë