Loading…

‘Përkufizimi’ (s’) është propozim zyrtar i Serbisë – Dacic jep sqarime

  • 21/02/2019 | 09:23

‘Përkufizimi’ (s’) është propozim zyrtar i Serbisë – Dacic jep sqarime

Deklarata e ministrit të punëve të jashtme të Serbisë Ivica Dacic se propozim zyrtar i Serbisë për ‘zgjidhjen e çështjes së Kosovës’ është ‘përkufizimi’ ka zgjuar reagime të shumëta në Serbi dhe kritika se më këtë ‘shkelet Kushtetuta’, transmeton Gazeta Metro.

Një ditë pas deklaratës, Dacic ka dhënë shpejgime plotësuese dhe ka përkujtuar në probleme tjera regjionale, të cilat janë zgjidhur me marrëveshje të cilat nuk kanë qenë në harmoni me kushtetutat e atyre shteteve, shkruan N1.

N1 përkujton pyetjen e gazetarit dhe përgjigjen e Daicit.

Gazetari: Dome thënë, pozicioni zyrtar i Serbisë është hajde të flasim për përkufim?

Dacic: Hajde të flasim për këtë, që në këtë mënyrë t’i zgjidhim marrëdhëniet tona. Kjo është oferta jonë.

Një ditë më vonë, në konferencën për shtyp me kolegun e tij nga Burundi, Ivica Dacic në pyetjen se kush e kur ka thënë se ‘përkufizimi; është pozicion zyrtar i Serbisë në bisedime me Kosovën, ka thënë:

“Unë kurrë nuk kam thënë se ky është propozim zyrtar i cili është dërguar në emër të Serbisë, por zyrtarisht është paraqitur si njëra prej ideve. Nëse e keni lexuar me kujdës atë që ia kam thënë N1-së – se ky është njëri prej propozimeve i cili është paraqitur dhe se jemi të hapur edhe për propozime tjera. Pos, natyrisht, platformës sonë se Kosova është krahinë në Serbi”.

Në vërejtjet se, pos opozitës, edhe zyrtarë të Qeverisë së Serbisë kanë kundërshtuar këtë, meqë “Kosova është Serbi”, Dacic është përgjigjur me pyetje:

“A është Marrëveshja e Prespës në harmoni më Kushtetutën e Maqedonisë? Apo është dashur të ndryshohet Kushtetuta? A është nënshkruar më para marrëveshja, e pastaj është ndryshuar Kushtetuta? A ka qenë Marrëveshja e Daytonit në harmoni me Kushtetutën e BeH-së? Për çfarë po flisni ju këtu njerëz? A do të bëjmë kompromis apo nuk do të bëjmë kompromis?”

Dacic ka thënë se pyetje ka edhe për ata që kanë qenë në krye të Serbisë në vitin 2008, kur është shpallur pavarësia e kosovës – “Ku keni qenë ju kur është okupuar një pjesë e territorit tonë?”, dhe ka thënë se për marrëveshjen, nëse arrihet, gjithsesi do të deklarohen edhe qytetarët e Serbisë në referendum./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë