Loading…

Përkthimi përtej Kufijve – In Memoriam – Përkthyesit Gjermanisht – Shqip

  • 28/10/2020 | 22:57

Përkthimi përtej Kufijve – In Memoriam – Përkthyesit Gjermanisht – Shqip

Qendra Kombёtare e Librit dhe Leximit, në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe “Tetorin Gjerman”, mbajti sot aktivitetin “Përkthimi përtej Kufijve – In Memoriam – Përkthyesit Gjermanisht – Shqip”, transmeton Gazeta Metro.


Aktiviteti u organizua nё përkujtim dhe nderim tё veprës së katër përkthyesve të gjermanishtes: Skënder Luarasi, Afrim Koçi, Robert Shvarc, Ardian Klosi.

Në njoftimin e plotё nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit thuhet:

Qendra Kombёtare e Librit dhe Leximit, në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane dhe “Tetorin Gjerman”, organizoi sot aktivitetin “Përkthimi përtej Kufijve – In Memoriam – Përkthyesit Gjermanisht – Shqip”, nё përkujtim dhe nderim tё veprës së katër përkthyesve të gjermanishtes: Skënder Luarasi, Afrim Koçi, Robert Shvarc, Ardian Klosi.
Në aktivitet ishte i pranishëm zoti Enrico Günther, Drejtues i Sektorit të Kulturës dhe Shtypit pranë Ambasadës Gjermane, i cili e vlerësoi këtë aktivitet “In Memoriam” të organizuar nga QKLL-ja për misionin e këtyre katër figurave të rëndësishme të përkthimit në kulturën letrare shqipe, si dhe studiues dhe përkthyes të gjuhës gjermane./ GazetaMetro

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë