Loading…

Përkrahje e ‘fortë’ drenicake për Hillary’in

  • 07/11/2016 | 10:07

Përkrahje e ‘fortë’ drenicake për Hillary’in

Në një fshat të Drenicës, një blegtor ka vendosur një bez në hu, me mbishkrim në shenjë përkrahjeje për kandidaten e demokratëve për President të Shteteve të Bashkuara, Hilary Clinton.

Edhe pse me shumë gabime dhe përmirësime në gjuhën angleze, blegtori nga Drenica ka shkruar me ngjyrë të kuqe se “jemi në përkrahje të Hilary’t për Presidente”. Poashtu ai nuk u durua pa e shtuar disa herë edhe mbishkrimin UÇK.

Kjo shprehje e përkrahjes edhe pse qesharake, megjithatë mbetet simpatike, sidomos për përzgjedhjen e kandidates demokrate, që vlerësohet nga një blegtor i thjeshtë nga Kosova./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë