Loading…

Përkrahësit e kriminelit të luftës Mlladiq ofendojnë gazetarët që filmonin muralin

  • 09/12/2021 | 11:59

Përkrahësit e kriminelit të luftës Mlladiq ofendojnë gazetarët që filmonin muralin

Përkrahësit e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq kanë ofenduar gazetarët që po raportonin para muralit të tij në Beograd. Një grup i të rinjëve kanë pastruar muralin e Mlladiqit me ngjyrë të bardhë për ta rishfaqur përsëri pasi ishte fshirë.


Grupi i përkrahësve u kanë bërtitur dhe i kanë sharë gazetarët që po filmonin aty duke i pyetur se përse nuk po ju ndihmojnë ta pastrojnë muralin e Mlladiqit, shkruan nova.rs, transmeton Gazeta Express.

“Qelbësirë, do të më vinte turp të qëndroja aty”, ka thënë njëri nga të rinjtë.

Ata kanë pyetur kameramanin e Nova.rs se ku punon derisa kanë vazhduar punën për ta rishfaqur fytyrën e Mlladiqit në mur.

“Pse s’po ndihmon, pse po xhiron aty”, ka thënë njëri nga përkrahësit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë