Loading…

Përkrahësi i shtetit të Kosovës emërohet ambasador në KB

  • 06/08/2017 | 19:57

Përkrahësi i shtetit të Kosovës emërohet ambasador në KB

Njëri nga njerëzit më me ndikim në kabinetin e kancelares gjermane, Angela Merkel, Christoph Heusgen, është emëruar ambasador i Gjermanisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Hausgen së fundmi ka mbajtur pozitën e Këshilltarit të Lartë për politikë të Jashtme dhe Siguri.

Ministri i jashtëm në detyrë, Enver Hoxhaj, e ka uruar Heusgenin për detyrën e re.

“Emërimi i mikut tim, Christoph Heusgen si ambasador i Gjermanisë në OKB është një lajm i mirë për Gjermaninë, BE dhe Ballkanin Perëndimor. Heusgen është një mbështetës i madh i shtetësisë së Kosovës, njohjes ndërkombëtare, dialogut me Serbinë dhe integrimit evropian”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë