Loading…

Përkeqësohet ajri në kryeqytet

  • 24/01/2017 | 10:52

Përkeqësohet ajri në kryeqytet

Sipas raportit për cilësinë e ajrit në Prishtinë gjatë ditëve të fundit 23-24 janar, del se ajo është përkeqësuar.

Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, sipas analizës së rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejte së gjatë ditëve të fundit janë paraqitur tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10.

Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjate këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar me date 23.01.2017 e cila ka arritur në vlerën 68.9µg/m3. Për më shumë shih grafikonin në vazhdim, transmeton gazetametro.net.

ajri-24-janar
Ndërsa përqëndrime të larta janë paraqitur me ndotësin PM 2.5, i cili ka arritur vlerën maksimale të mesatares ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 67.9µg/m3.

Ky përkeqësim i gjendjes është pasojë e ndryshimit të kushteve atmosferike, përkatësisht paraqitjes së kushteve të pafavorshme meteorologjike për shpërndarjen e koncentrimit të ndotësve, siç janë, dukshmëria e dobët (mjegulla), shpejtësia e erës, lagështia e lartë e ajrit, shtypja atmosferike, temperatura e ulëta. Kjo gjendje ka ndikuar që të mos ketë shpërndarje të koncentrimit të ndotësve që emitohen nga industria, transporti dhe nga ngrohtoret kolektive dhe ato individuale, duke përkeqësuar gjendjen e cilësisë së ajrit.

Shënim: #Vlerësimi i përqendrimit të grimcave PM 2.5 në përputhshmëri me standardet e kualitetit të ajrit bëhet duke u bazuar ne vlerën vjetore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë