Loading…

Përgjigja komike e Haradinajt, nëse PDK do ta rrëzojë si LDK’në

  • 19/05/2017 | 13:34

Përgjigja komike e Haradinajt, nëse PDK do ta rrëzojë si LDK’në

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka folur për herë të parë për bashkëpunimin e tij me partinë e Kadri Veselit, e në këtë rast ka dhënë edhe një përgjigje komike për pyetjen se a është i vetëdijshëm se PDK mund të ja rrëzojë qeverinë edhe atij sikurse LDK’së.


Haradinaj është përgjigjur me humor duke e lënë të nënkuptohet se këtë nuk e ka fare shqetësim.

“Unë ashtu jam, rrëzohna, e çohna”, është përgjigjur shkurt Haradinaj, raporton Gazeta Metro.

Ndërsa, për lidhjen e koalicionit, me partinë të cilën gjatë mandatit të kaluar e kundërshtoi edhe me gaz lotsjellës, Haradinaj ka thënë se ka qenë koalicion i lidhur nga imponimi që ka ardhur si pasojë e lidhjes së koalicioneve tjera.

“Dikush nga opozita i dha përkrahje dikujt nga kampi i partive në pushtet. Opsionet mbetën të pakta. Ishim në situata që vendin do ta udhëheq dikush që ishte në pushtet”, tha Haradinaj, pas konferencës për media, ku e prezentoi aderimin më të ri në partinë e tij, ish gazetarin dhe ish këshilltarin e Presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiun. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë