Biznesmeni kosovar, Behxhet Pacolli, e ka quajtur manipulim adresimin e përgjegjësisë së ndërtimit të murit në Mitrovicë drejtë Agim Bahtirit, shkruan Gazeta Metro.
Pacolli në rrjetin social Facebook ka thënë se të gjithë e dinë çfarë kompetenca ka Kryetari i Komunës, dhe, sipas tij, është qyqarllëk të hidhet faji duke tentuar që të lirohen nga përgjegjësitë.
“Përgjegjës për atë mur janë Qeveria e Kosovës dhe institucionet qendrore. Këto institucione janë përgjegjëse dhe sa më parë duhet të ndërmarrin masa për rrënimin e murit”./gazetametro.net