Ish kryetari i kuvendit, Jakup Krasniqi ka thënë se dialogu me Serbinë nuk është përdorur asnjëherë për interesa të vendit por siç ka thënë për përfitimet personale të Thaçit.
Në një konferencë për media, Krasniqi tha se marrëdhëniet me Serbinë janë keqësuar edhe më shumë përmes këtij dialogu duke lënë fajtor Thaçin e Mustafën.
“Ky dialog solli dy provokime arrestimin e Ramush Haradinajt dhe ndërtimin e murit në veri. Ky dialog po zhvillohet sipas kushteve dhe interesave të Serbisë. Përgjegjës për këtë formë të dialogut janë Hashim Thaçi e Isa Mustafa”, tha Krasniqi.
“Edhe para se të bëhej marrëveshja e prillit 2013 unë kam thënë se bisedimet kanë degraduar. Ishte gabim i madh fillimi i bisedimeve me Serbinë madje për bisedime nuk e ka obliguar askush Kosovën të hyjë në bisedime por shumica e deputeteve kanë votuar për të hyrë në bisedime” ka thënë Krasniqi./gazetametro.net