Loading…

Përfundon takimi në mes David Hale dhe liderëve të Kosovës

  • 09/03/2019 | 10:37

Përfundon takimi në mes David Hale dhe liderëve të Kosovës

Ka përfunduar tashmë takimi mes nënsekretarit amerikan për Çështje Politike, David Hale dhe liderëve shtetëror  të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Takimi i Hale me Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe me Kryekuvendarin Kadri Veseli, ka nisur në ora 8:30 dhe është mbajtur në Rezidencën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Në këtë takim, ka qenë i pranishëm edhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett.

Hale para vizitës së tij në Prishtinë, ka qëndruar në Beograd, ku edhe është takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë