Loading…

Përfundon takimi LDK dhe Vetëvendosje: Maten pulset për koalicione parazgjedhore

  • 26/08/2019 | 19:25

Përfundon takimi LDK dhe Vetëvendosje: Maten pulset për koalicione parazgjedhore

Ka përfunduar takimi i mbyllur në hotel Sirius i LDK’së dhe Vetëvendosjes. Nuk ka asgjë për tu deklaruar. Partitë masin disponimin e njëra tjetrës për koalicione, transmeton Gazeta Metro.


Takimi ka ndodhur pas mbledhjes së Kryesisë së LDK’së, e cila nominoi për kryeministre Vjosa Osmani për zgjedhjet e 6 tetorit.

Në takim po marrin pjesë kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, anëtarët e kryesisë Vjosa Osmani e Lutfi Haziri ndërsa nga VV-ja, kryetari Albin Kurti dhe dy anëtarët e kryesisë Glauk Konjufca dhe Besnik Bislimi

“Takimi ka qenë konsultativ dhe lidhet me njoftimin e këtyre partive në mes veti se a do të krijojnë koalicione tjera apo do të shkohet veç e veç në zgjedhjte”, konfirmon një burim i Metros, i afërt me pjesëmarrësit në takim.

Zyrtarisht nuk është deklaruar asgjë për publikun. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë