Loading…

Përfundon takimi i LDK’së, Beqiri: LDK unike për Demarkacionin

  • 09/05/2017 | 14:04

Përfundon takimi i LDK’së, Beqiri: LDK unike për Demarkacionin

Ka përfunduar takimi i Grupit Parlamentar të LDK’së, ku prezen ishin edhe ambasadori amerikan Greg Delawie dhe shefja e zyrës së BE’së, Natalia Apostolova, me qëllim që t’i bindin deputetët e partisë së Isa Mustafës për ta votuar Demarkacionin.


Kryetari i Grupit Parlamenar të LDK’së Ismet Beqiri, pas takimit, ka thënë se LDK është unike sa i përket Demarkacionit, por nuk ka treguar se sa vota i ka për këtë. Ai ka shtuar se LDK është më unike se sa partitë tjera që thonë se i kanë votat, duke aluduar këtu në PDK’në, që e kanë partner të koalicionit në qeveri, shkruan gazetametro.net.

Beqri ka folur edhe mocionin e votëbesimit, për të cilin ka thënë se nuk do të votojë asnjë deputet i LDK’së. Ai gjithashtu ka kërkuar, siç ka thënë që të ketë pak moral, e partnerët e koalicionit të mos përkrahin mocionet e opozitës, duke treguar dronë se PDK do ta rrëzojë qeverinë Mustafa, duke përkrahur mocionin e votëbesimit të opozitës, i cili do të vihet në rend dite në Kuvend, nesër në ora 10:00. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë