Loading…

Përfundon takimi i Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim, lokalet pritet të mbyllen në ora 22:00

  • 20/01/2022 | 10:25

Përfundon takimi i Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim, lokalet pritet të mbyllen në ora 22:00

Ka përfunduar mbledhja e Komitetit për Koordinim dhe Vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 në Kosovë.


Në takim është diskutuar për ndryshimin e masave antiCOVID, pas gjatë këtyre ditëve ka pasur rritje të personave të infektuar nga coronavirusi.

Pas takimit, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka deklaruar se janë duke biseduar për masa të reja kufizuese, ku po shqyrtohet mbyllja e lokalave në ora 22:00, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, ditën e mërkurë në Kosovë janë konfirmuar 2050 raste të reja me coronavirus.

MSH u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat antiCOVID, duke njoftuar se varianti Omicron i coronavirusit tanimë është bërë variant dominues në qarkullim.

Aktualisht në Kosovë vlejnë masat kufizuese të ndërmarra gjatë vitit 2021, ku pas orës 24:00 deri në ora 05:00 vlen ora policore, ndërsa, nga 3 janari në Kosovë mund të hyjnë vetëm qytetarët që kanë marrë dy dozat kundër coronavirusit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë