Loading…

Përfundon takimi i Haradinajt me zyrtarin britanik, tregon se çfarë biseduan

  • 13/03/2019 | 13:39

Përfundon takimi i Haradinajt me zyrtarin britanik, tregon se çfarë biseduan

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ka përfunduar takimin me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, transmeton Gazeta Metro.


Haradinaj ka thënë se me Moore ka folur për arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë dhe ruajtjen e stabilitetit në rajon.

Ai edhe këtë herë nuk ka përmendur çështjen e taksës së ai është kërkuar pezullimi apo heqja e saj.

Haradinaj ka treguar Moore se Kosova ka folur me një zë  në lidhje me marrëveshjen me Serbinë.

“Me Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, bashkëbiseduam për zhvillimet politike në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor. E vendosur për stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në rajon, Kosova është thellësisht e interesuar për arritjen e marrëveshjës finale me Serbinë, në thelb të së cilës qëndron njohja reciproke në kufijtë ekzistues, përfshi kapitullin e tregtisë së lirë. Kosova ka folur me një zë dhë për këtë ka votuar në Kuvend Ligjin dhe Platformën për Dialog, që përfaqëson unitetin e institucioneve tona. Mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për Kosovën dhe qëndrimin e palëkundur në ruajtjen dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë