Takimi mes përfaqësuesve të Odës së Hotelierëve dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ka përfundur, shkruan Gazeta Metro.
Nga ky takim u tha që dasmat priten të lejohen nga data 15 qershor, por gjithsesi gjatë javës në vazhdim do të përgaditet një manual për ecurinë e tyre.
Kryetari i Departamentit për Estradën në kuadër të Odës së Hotelerisë, Afrim Muçiqi. Ky i fundit tha se në takimin me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, është vendosur që pas datës 15 qershor të lejohen dasmat.
Muçiqi konfirmoi se nga java e ardhshme do të takohen grupet punuese për të hartuar manualin që do të përcaktojë se si do të punojnë operatorët ekonomikë në këtë sektorë.
“Është një lajm, i shumë pritur pas një pune të jashtëzakonshme që ka bërë Oda si me këtë ministri ashtu edhe me atë të kaluar. Më në fund, pas kërkesave tona janë pjesërisht të pranuara dhe siç e keni parë par datës 15 qershor do të lëshohen dasmat. Nga java e ardhshme do të fillojnë përgatitjet për manualin për të gjitha operatorët ekonomik. Numri i njerëzve do ta caktojnë profesionistët e grupit punues. Çfarëdo numri që do ta propozojë ministria apo IKShPK-ja, ne do ta pranojmë”, ka thënë ai.
Kujtojmë, Gjatë ditës, Vitia është takuar edhe me Asociacionin e Komunave të Kosovës, ku u tha se është marr vendimi për lehtësimin e masës së kufizimit do të merret brenda kësaj jave, ndërkaq nga mesi i qershorit, autoritetet do të vendosin lidhur me masat lidhur me mbajtjen e ahengjeve./gazetametro.net